Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Portin e Vlorës

20:50, 26/07/2023
A+ Aa A-

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Portin e Vlorës.

Bëhet me dije se gruaja është gjetur në ujë, pranë një rimorkiatori.

Ka qenë stafi i mjetit ujor që ka njoftuar policinë pasi kanë parë trupin e pajetë të gruas. Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në  zonën e Portit,  në ujë  është konstatuar  e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. 

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.

 Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco