Autopsia tregon shkakun e vdekjes së anëtarit të MEK-ut në Manzë

Autopsia tregon shkakun e vdekjes së anëtarit të MEK-ut në Manzë

17:18, 26/07/2023
A+ Aa A-

Muxhahedini 78-vjeçar Ali Mostashari e humbi jetën nga një arrest kardiak ditën e 20 Qershorit, kur policia zhvilloi aksionin në kampin e MEK.

Në një raport të cituar nga Tv Klan, thuhet se vdekja i ka ardhur si pasojë problemeve në zemër, si dhe nga agravimi i organeve të tjera jetësore, për shkak të mostrajtimit mjekësor.

‘Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.’

Sa i takon disa shenjave të konstatuara në trupin e viktimës, në raportin mjeko-ligjor thuhet se janë shkaktuar nga rënia në momentet e fundit të jetës.

‘Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.’

Image

Ekspertët mjeko ligjorë kanë konkluduar se Ali Mostashari ka ndërruar jetë mes orës 10:00-12:00 të paradites së 20 Qershorit. Ekzaminimi i trupit të tij është bërë 8 deri 10 orë më pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco