VIDEO/ Po transportonte emigrantë, arrestohet në Gjirokastër 41 vjeçari nga Vlora

11:28, 25/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Gjirokastrës ka rënë një 41 vjeçar pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

‘Arrestimi i shtetasit H. N. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt pagesës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi/ DVP Gjirokastër

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.    

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 71".     

Transportonte me automjet, 4 emigrantë nga vendet e treta, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti, 650 euro dhe 2 celularë.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 71", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. N., 41 vjeç, banues në Vlorë.      

Arrestimi i shtetasit H. N. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 650 euro dhe 2 celularë.    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco