VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, makina 'sharron' barrierat mbrojtëse të rrugës

10:20, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Çiflig.

Një 21-vjeçar nga fshati Biranj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me mjetin tip 'Ford' nga Devolli në drejtim të Korçës kur është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke sjellë edhe aksidentin e rëndë.

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, 21-vjeçari ka humbur kontrrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat metalike duke shkaktuar një aksident të frikshëm edhe për vetë ekspertët.

Përplasja ka qwnë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar plotësisht, aq sa pjesët motorike dhe jo vetëm kanë fluturuar në anën tjetër të rrugës. 21-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i humbjes së kontrollit të mjetit, sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i telefonit ose përgjumja. Ky segment rrugor ka pasur disa aksidente të ngjashme edhe në kushtet kur nuk mungon sinjalistika vertikale dhe horizontale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco