Motori përplaset me makinën, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari shqiptar në Itali

Motori përplaset me makinën, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari shqiptar në Itali

18:46, 23/07/2023
A+ Aa A-

Ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin shqiptar përplasja me makinën, teksa po u udhëtonte me motor në periferi të Lugos në Itali.

Në momentin kur ka marrë kthesën 50-vjeçari shqiptar që drejtonte motorin është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka fluturuar disa metra, duke humbur jetën në vend.

Makina drejtohej nga një grua, 53-vjeçarja nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco