EMRI/ Makina del nga rruga në aksin Berat-Poliçan, një i plagosur

EMRI/ Makina del nga rruga në aksin Berat-Poliçan, një i plagosur

21:41, 22/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan,në fshatin Vërtop.

Një aotobot uji,me targa AB 962 CS, duke ikur drejt qytetit të Poliçanit, rrugë që e bëjnë çdo mbrëmje për tu furnizuar me ujë në Bogovë, ka humbur kontrrollin në një kthesë.

Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj.

Si pasojē e aksidentit ka mbetur i plagosur pasagjeri Guri Baholli, i cili është transportuar me thyerje të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti, është bllokuar për rreth 1-orë aksi nacional Berat-Poliçan, i cili ka funksionuar me një korsi të vetme, nën monitorimin e forcave të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco