VIDEO/ Himarë, policia liron një pjesë të plazhit publik në Gjipe, heq 190 shezlongë

VIDEO/ Himarë, policia liron një pjesë të plazhit publik në Gjipe, heq 190 shezlongë

11:40, 22/07/2023
A+ Aa A-

Stacioni i Policisë në Dhërmi dhe Komisariati i Himarës, në kuadër të operacionit "Plazh i lirë", nisur më herët në Himarë, Borsh e Ksamil për lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë organizuar fazën e katër të këtij operacioni në pazhin e Gjipesë në Himarë.

Në Gjipe janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga 4 persona që u proceduan në gjendje të lirë: L. Z, banuese në Vlorë, Ll. Sh, banues në Himarë,  B.Sh, banues në Himarë dhe G. S, banues ne Tiranë.

Secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë që kishte në pëdorim kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Dosjet e tyre i kaluan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco