Digjet një shtëpi në Berat, shkak gazi i lënë ndezur

Digjet një shtëpi në Berat, shkak gazi i lënë ndezur

08:09, 22/07/2023
A+ Aa A-

Një banesë në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda në momentin që është përfshirë nga flakët.

Banesa i përket shtetasit Krenar Gjata, i cili jetonte aty me bashkëshorten, në zonën e Vakëfit. Ata i përkasin komunitetit rom.

Sipas zjarrfikësve,zjarri ka rënë rreth orës 5:00 të mëngjesit dhe shkak është bërë bombola e gazit, e cila ishte lënë ndezur nga të zotët e shtëpisë që kishin dalë për punë.

Kjo është hera e dytë që kjo shtëpi digjet këto dy vitet e fundit.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, por dëme të  shumta materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco