Gramsh, babai i Melsit, 20-vjeçarit të mbytur në liqen: Me vrap u futa deri diku po nuk gjeta gjë...

07:48, 22/07/2023
A+ Aa A-

Tragjedia e familjes Zogu ka tronditur jo vetëm Gramshin, por gjithë vendin. Një baba me dy djemtë e tij adoleshentë dhe nipin janë mbytur në liqenin eHEC-it të Banjës pasditen e së premtes. Trupat e tyre u nxorën në mbrëmje nga polumbarët. Ata janë: Arben Zogu 46 vjeç me dy djemtë e tij, Rubenin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç  si dhe nipin e Arbenit, Melsi Zogun, 20 vjeç,

Babai i këtij të fundit mundi të flasë dy fjalë për mediat në kulmin e hidhërimit:

“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco