Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan, makina përplas një karrocë

Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan, makina përplas një karrocë

22:34, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë (kalë), si pasojë  e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin  që drejtonte karrocën

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë  e përplasjes ka humbur jetën shtetasi  F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin  që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco