EMRI/ Kapen 6 ton kokainë në Itali, në pranga dhe një shqiptar

EMRI/ Kapen 6 ton kokainë në Itali, në pranga dhe një shqiptar

21:45, 20/07/2023
A+ Aa A-

Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.

Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar rreth 6 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 mld eurove.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Palermos dhe i kryer nga Gico, ka nisur që mbrëmë. Dy anije u identifikuan dhe u bllokuan pas një ndjekjeje me avionë dhe varka patrullimi.

Të arrestuar kanë mbetur; Vincenzo Catalano 35 vjeç nga Bagnara Calabra, Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç banues në Tricase; Sami Mejri, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis Malik Bargas francez, 19 vjeç dhe shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco