Sarandë/ Ndërtuan pa leje një lokal plazhi, procedohet 1 person dhe 3 punonjës të IMT së bashkisë

Sarandë/ Ndërtuan pa leje një lokal plazhi, procedohet 1 person dhe 3 punonjës të IMT së bashkisë

08:24, 20/07/2023
A+ Aa A-

Një person dhe 3 punonjës të IMT së bashkisë së Sarandës janë proceduar, pasi ndërtuan pa leje një lokal plazhi.

Policia referoi materialet procedurale në Prokurori dhe u shpall në kërkim një shtetas, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës” për objektin dhe punimet përreth, në zonën e njohur si “Laguna”. Ai dyshohet se ka kryer punime pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 3 punonjës të IMT së Bashkisë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se duke mos vepruar, kanë lejuar ndërtimin pa leje të objektit në bregdet.

Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 çadra dhe 240 shezlonge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco