‘Po blinte një pije freskuese, ekzekutorët...’/ Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes në Lezhë

19:13, 19/07/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket ekzekutimit në Lezhë. 

Gazetarja e Syri TV, Bleona Sari  bën me dije se viktima Nikolin Marku (Lestakaj), rreth 42 vjeç është futur në supermarket për të blerë një pije freskuese dhe menjëherë paasi ka dalë është ekzekutuar në derën e dyqanit.

Sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për një ngjarjes si pasojë e gjakmarrjes por akoma nuk ka një version zyrtar.

Njoftimi  i Policisë së Lezhës:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco