Dalin në dritë detaje të reja, 13-vjeçari ishte me të atin duke ndërruar baterinë e makinës

Dalin në dritë detaje të reja, 13-vjeçari ishte me të atin duke ndërruar baterinë e makinës

17:14, 19/07/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në periferi të kryeqytetit, ku një i mitur u gjet i vdekur në një garazh.

Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, burimet bëjnë me dije se se i mituri është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti, ku u gjet ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit pritet pas ekspertizës së mjeko-ligjorëve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku ka humbur jetën një 13-vjeçar.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco