Po ziheshin për prona, policia parandalon konfliktin dhe arreston dy persona në Kukës

Po ziheshin për prona, policia parandalon konfliktin dhe arreston dy persona në Kukës

15:06, 19/07/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vënë në prangat e polcisë së Kukësit pasi për arsye pronësie po ziheshin me njëri tjetrin.

Sipas polcisë mësohet se fakë ndërhyrjes është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti ku këto dy shtetas po godisnin njëri-tjetrin me mjete të forta.

Gjendet në automjetin e njërit prej shtetasve të arrestuar dhe sekuestrohet nga Policia, një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.  Ky shkop u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco