Fati i Belerit në Gjykatën e Lartë, ja kur vendoset për masën e sigurisë

Fati i Belerit në Gjykatën e Lartë, ja kur vendoset për masën e sigurisë

12:57, 19/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e lartë vendos më 25 korrik për fatin e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që mbahet në burg për shit-blerje votash.

Beleri nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës kërkon një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit. ABC News mëson se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.

Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua me akuzën e shit blerjes së votës dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco