Tiranë, nën efektin e drogës dhe në sens të kundërt, 31 vjeçarja merr para 3 makina të parkuara

Tiranë, nën efektin e drogës dhe në sens të kundërt, 31 vjeçarja merr para 3 makina të parkuara

13:26, 18/07/2023
A+ Aa A-

Një 31-vjeçare është arrestuar pasi nën efektin e drogës duke lëvizur në sens të kundërt ka përplasur 3 makina.

Njoftimi i policisë:

- A. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. X., 19 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur murin rrethues të një objekti. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- P. R., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Peugeot”, në rrugën “Llazar Shapatini”, ka goditur një automjet të parkuar;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco