‘Qeveria britanike nuk zëvendëson dot gjyqësorin’/ Burimi: Nëse në pushtet vjen Tramp, i hiqet nongrada Berishës

‘Qeveria britanike nuk zëvendëson dot gjyqësorin’/ Burimi: Nëse në pushtet vjen Tramp, i hiqet nongrada Berishës

17:32, 17/07/2023
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi, i ftuar në studion e Neës24 ka folur mbi shpalljen non-grata të Kreut të PD, Sali Berisha nga Britania, gjë që ish-kreu i qeverisë e ka komentuar sot.

Burimi u shpreh se pas publikimit të dosjes britanike, Berisha ishte në një pozitë më superiore për shkak se ka arritur të argumentojë akuzat e tyre.

Sipas tij qeverisë britanike apo ambasadorit anglez në Shqipëri nuk i lind e drejta për të zëvendësuar komeptencat e gjyqësorit duke e akuzuar Berishën.

Sa i përket shpalljes non-grata të Berishës nga administrata amerikane, Burimi deklaroi se gjërat mund të ndryshojnë nëse ka ndryshime në Shtëpinë e Bardhë dhe Trump rizgjidhet nga amerikanët.

Diplomacia britanike i ka thënë avokatëve të Berishës përmbajtjen e akuzave, për të cilat ai ka qenë i aftë t’i argumentojë. Në këtë rast Berisha m’u duk në një pozitë më superiore. Janë dosje aq komplekse sa më duket e paarsyeshme që një diplomaci e huaj të hyjë në kaq detaje. Kjo i dha forcë morale Berishës për t’i hedhur poshtë akuzat. Home Office është thjesht ekzekutivi në Britani dhe nuk është e vërteta. E vërteta qëndron te drejtësia.

Nuk jam duke marrë në mbrojtje Berishën, por sot ai përmend mafian e Sorosit, term që e thonë Trump, Erdogan e Orban. Berisha nuk ka asnjë kompleks kur e quan të tillë. Berisha ka të drejtë kur thotë se ekzekutivi apo një ambasador të ketë të drejtë të zëvendësoje kompetencat e gjyqësorit. Me SHBA-të Berisha është në konflikt, por me ndryshimin e administratës mund të ndodhë dhe diçka tjetër.

Shikoni me Iranin, që SHBA duhet të kishte qëndrim koherent, kjo administratë kërkon lehtësim të marrëdhënieve, ndërsa Trump kërkonte ndërprerjen totale. Nëse Trump vjen në pushtet mundet qenë njëfarë mënyre të amnistojë Berishën. Ai vetë thotë se drejtësia amerikane nuk është e drejtë as me të.

Në Shqipëri duhet me patjetër një reformë zgjedhore, duke nisur që nga KAS, i cili përbëhet nga persona partiakë. Sot Berisha nxjerr provat e tij për të vërtetuar atë që tha më herët, pavarësisht nëse merren apo jo parasysh. Ky është një lloj basti i Berishës për të treguar se ka pasur të drejtë, por sa i përket ardhjes në pushtet, para tij ka një oqean të tërë”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco