‘Tap në timon, drogë në makinë, dhunë në familje’/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

‘Tap në timon, drogë në makinë, dhunë në familje’/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

12:54, 17/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë 6 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. B., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- B. R., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- E. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco