Transportonin kokainë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 34 trafikantë, mes tyre edhe shqiptarë

Transportonin kokainë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 34 trafikantë, mes tyre edhe shqiptarë

10:42, 17/07/2023
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë i policisë italiane ka vënë në pranga 34 persona, në mesin e të cilëve janë edhe disa shtetas shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë goditur dy grupe kriminale të dedikuara për tregtimin e drogës, të udhëhequra nga shtetas shqiptarë dhe italianë, në zonën e Catanzaros.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.
Mësohet se grupi kriminal transportonte kokainë nga Shqipëria drejt Italisë nëpërmjet portit të Barit, dhe më pas e shisnin atë në zonat e Crotones, Catanzaros dhe komunat fqinje.

Në total, gjatë gjithë operacioneve janë arrestuar 34 persona dhe janë sekuestruar mbi 45 kilogramë drogë, si heroinë dhe mariuanë, 18 mijë euro cash, rreth 70 kilogramë kokainë dhe dy armë pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco