Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Taulanti e nis ditën e parë të punës duke përshëndetur aksionin e policisë për mjetet ujore

Taulanti e nis ditën e parë të punës duke përshëndetur aksionin e policisë për mjetet ujore

20:15, 15/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas operacionit të zhvilluar sot nga Njësia e Policisë Detare, ku u bllokuan 20 mjete lundruese, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës madje disa prej tyre cënonin perimetrit ujor të sigurisë për pushuesit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se “siguria e pushuesve është prioritet, ndaj do të vijojë puna çdo ditë për verifikimin e mjeteve lundruese në të gjithë hapësirën ujore të vendit”.

“Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi i kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushuesi”, shkruan Balla.

Policia Kufitare dhe nga Njësia Policore Detare vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco