Mësues matematike në Shqipëri/ Ja si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali pasi shtypi me makinë dhe kërcënoi karabinierët

Mësues matematike në Shqipëri/ Ja si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali pasi shtypi me makinë dhe kërcënoi karabinierët

15:58, 15/07/2023
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët italianë pasditen e djeshme në Padova të Italisë, pas një episodi dramatik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të pasdites së 14 korrikut. Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, por kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar. Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, ai ka përplasur me furgon një efektive italiane. Gruaja kishte denoncuar më herët dhunë dhe kërcënime nga 55-vjeçari.

Për aq sa është rikonstruktuar deri më tani, karabinierët në vend, pasi kanë kontaktuar me gruan, kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe pasi e kanë identifikuar e kanë ftuar të largohet. 55-vjeçari i ka dhënë makinën pas duke dhënë përshtypjen e pranimit të asaj që i kishin kërkuar karabinierët, por papritmas ka futur marshin e parë dhe është nisur drejt tyre duke plagosur një prej oficerëve. Burri më pas doli nga kabina dhe, duke mbajtur një teh çelësi, u hodh mbi ushtarin e plagosur dhe u rrëzua në tokë.

Në ato momente të trazuara, karabinieri i ka drejtuar armën dhe e ka urdhëruar të tërhiqet, por pasi nuk ka parë zgjidhje tjetër, për t’i shpëtuar jetën kolegut ka qëlluar 4 të shtëna me pistoletën e shërbimit.

Shqiptari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa karabinieri i përplasur nga makina ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Ish-gruaja e tij dhe vajza 23-vjeçare kanë parë skenën të tmerruara pa mundur të bëjnë dot asgjë.

Autoritetet italiane kanë lëshuar më parë një urdhër ndalimi për viktimë që të mos i afrohej banesës së ish-bashkëshortes së tij.

Hetimet janë të koordinuara nga Prokuroria Publike e Padovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco