VIDEO/ Aksion policor në bregdetin e Sarandës, lirimi i hapësirës publike

VIDEO/ Aksion policor në bregdetin e Sarandës, lirimi i hapësirës publike

10:34, 15/07/2023
A+ Aa A-

Një aksion policor ka nisur në të gjithë bregdetin e Sarandës për lirimin e hapësirave publike. Operacioni po zbatohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, Policia Bashkiake dhe Autoriteti Kombëtar i Bregdetit dhe do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Sarandës.

Gjatë kontrolleve të para të kryera në nisje të këtij operacioni, në plazhin e quajtur “Pasqyrat”, është konstatuar një rast i pushtimit të hapësirës publike, për ta shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.

Aty janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë të vendosura nga shtetasi F. M., pa lejen e bashkisë.

Gjithashtu, iu referuan materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Operacioni “Plazh i lirë”, vijon.

Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që operojnë në vijën bregdetare, që të zbatojnë ligjin, të mos pushtojnë në mënyrë të kundërligjshme  sipërfaqe plazhi me qëllim përfitimin, si dhe të mos kryejnë ndotje akustike. Po ashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco