Me 205 km/ orë në Rrugën e Kombit/ Policia këshillon pushuesit kosovarë: Mos shpejtoni për detin!

Me 205 km/ orë në Rrugën e Kombit/ Policia këshillon pushuesit kosovarë: Mos shpejtoni për detin!

09:53, 15/07/2023
A+ Aa A-

Policia Rrugor ka konstatuar në 135 raste këto dy javët e fundit se qytetarët e Kosovës që vijnë në fundjavë për pushime në bregdet, i i kishin tejkaluar kufijtë e shpejtësisë dhe i ka gjobitur.

Një rast më vetë që nuk specifikohet në është shtetas i Shqipërisë apo i Kosovës ka shënuar kulmin e abuzimit me shpejtësinë: Me  205 km/orë në Rrugën e Kombit!

Shoferi i një Audi A8 u kap nga nga mjetet inteligjente të Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” dhe u ndëshkua me gjobë 40 000 lekë të rinj.

Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, e prej tyre 135 shtetas kosovarë.

Nëntë shtetasve shqiptarë iu është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga  3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë nga leja përkatëse e drejtimit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit.

Policia kujton se në fundjavë, “në çdo aks ka radarë dhe sugjeron se nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik! Hiqe celularin nga dora! Shto vigjilencën! Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të ndihmuar. “

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco