VIDEO/ Aksident në Fier-Seman, 4 plagosur, dy prej tyre fëmijë

19:20, 14/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman në segmentin rrugor Fermë-Çlirimi.

Si rezultat i këtij aksidenti ku janë përplasur tre mjete, një ‘Benz’ një ‘Opel’ dhe një ‘Wolksvagen’.

Nga ky aksident kanë mbetur te plagosur tre persona, mes tyre dy fëmijë. Njëra prej makinave ka rënë në kanal.

Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në të dy anët e rrugës dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. 

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Fermë Çlirim", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip "Volkswagen", shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco