Trafiku i drogës pas vrasjes në Selanik/ Autori i lidhur me një nga familjet mafioze të Elbasanit

Trafiku i drogës pas vrasjes në Selanik/ Autori i lidhur me një nga familjet mafioze të Elbasanit

12:14, 14/07/2023
A+ Aa A-

Trafiku i drogës mendohet të jetë shkak për vrasjen e 50 vjeçarit Shpëtim Bajrami mesditën e së enjtes në Selanik.

Mediat greke shkruajnë se 50 vjecari nga Elbasani, udhëtontë 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Majde vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi pas një udhëtimi në vendlindje.

Ai përdorte itenerarin Shkup - Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse për te policia shqiptare ka informacion për përfshirje në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, rezulton i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, ndëkohë që rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të zënkës së viktimës me autorin në një bar të zonës para vrasjes, janë shprehur se dialogu mes tyrë ka qenë i tillë:

Viktima: “E kam bërë punën, më jep lekët”

Autori: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh”

Autori qëlloi Bajramin nga një “Peugeot” e zezë e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, 48 vjece nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Kurtin, ka qenë në 29 qershor nga Kapshtica. Përvec mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco