SYRI TV/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit dënon me 22 vjet burg Arbër Paplekajn

15:46, 12/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 22 vjet burg ish-efektivin e forvave Renea, Arbër Paplekajn për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Avokati i Paplekajt është shprehur se gjykata ka gjykuar në baze të gjysme të vërtetave, teksa shpreson në një gjykim më të mirë në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë ish-policët e Elbasanit u dënuan me shërbim prove

SYRI TV

22 vjet burg. Ky është dënimi që ka dhenë gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekajn, ish-oficerin e Renea-s të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan. Sipas vendimit të gjykatës Paplekaj është dënuar me 22 vite burg, për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërkohë që një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg. Avokati i paplekajt mirash martinajpretendon se gjykata ka gjykuar në gjysmen të vërtetën duke rrezuar cdo pretendim të mbrojtjes teksa ka shpresë në gjykatën e Apelit për të parë cdo rrethanë.

Gjykata ka dhënë dënimin me një vit shërbim prove për Nikollaq Pallën dhe Albert Nushi, dy ish-zëvendësdrejtorë të policisë së Elbasanit në kohën kur ndodhi vrasja. Ndërkohë, për 6 efektivët e policisë është dhënë dënimi me 16 muaj shërbim prove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco