Gazetari publikon foton e Ahmetajt: U largua të premten drejt Greqisë

Gazetari publikon foton e Ahmetajt: U largua të premten drejt Greqisë

09:25, 11/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, nga dogana e Kakavijës.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Ahmetaj është larguar nga Shqipëria katër ditë më parë, të premten rreth orës 14:00, përmes pikës doganore të Kakavijës.

Gazetari thotë se në kohën kur hetimi ka nisur, Ahmetaj nuk i është shmangur, por kur del lajmi i kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, ish-zv.kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri.

“Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë. Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizur dhe nuk i është shmangur hetimit. Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë”, tha Hoxha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco