Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas për vdekje këmbësorin

22:10, 10/07/2023
A+ Aa A-

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd. Policia bën me dije se rreth orës 21:00,  në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Osman Bardhi 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco