Vëllanë ia dhunuan Rrajat/ “Sms kërcënuese në FB”, 43-vjeçari nga fisi Maja denoncon në polici, nis hetimi

Vëllanë ia dhunuan Rrajat/ “Sms kërcënuese në FB”, 43-vjeçari nga fisi Maja denoncon në polici, nis hetimi

21:12, 10/07/2023
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës në lidhje me konfliktin që ngelet ende i hapur në Borizanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan anëtarë të fisit Maja.

Shtetasi Lulezim Maja ka denoncuar në polici se në profilin e ‘Facebook’-ut të tij kishin ardhur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur. Mësohet se 43-vjeçari është vëllai i një prej të dhunarve nga Rrajat, Jashar Majës.

REAGIMI I POLICISË

Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco