Mbytja e babait dhe dy djemve të mitur në Kavajë, flasin dëshmitarët: Po të ishte ndihma e shpejtë, mund të shpëtonin

Mbytja e babait dhe dy djemve të mitur në Kavajë, flasin dëshmitarët: Po të ishte ndihma e shpejtë, mund të shpëtonin

17:12, 09/07/2023
A+ Aa A-

Dita e pushimit u kthye në tragjedi.

Babai dhe dy djemtë e mitur humbën jetën në plazhin e Vilë Boshtovës në Kavajë.

Qytetarë të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, në një intervistë për “News24” kanë treguar se ishin futur larg në det dhe se fillimisht i pajetë në breg ka dalë djali i vogël, më pas 50 vjeçari Elvis Halilaj dhe djali tjetër i mitur.

Më tej ata kanë shtuar se në rast do të ishte ndihma e shpejtë, mund të kishin shpëtuar .

Gjithashtu ata janë shprehur se pas ngjarjes tragjike, në det janë vendosur flamuj të kuq, për të paralajmëruar se deti është i trazuar dhe me dallgë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco