SYRI TV/ Plazhet, pa roje dhe të ndotur, në Darzezë dhe Durrës, pushuesit: Ndihemi të rrezikuar

16:47, 09/07/2023
A+ Aa A-

Teksa bashkitë dhe vetë kryeministri Edi Rama publikojnë pamje të plazheve të pastra publike, realiteti në terren është ndryshe. Nga një vëzhgim i bërë nga Syri tv në Durrës dhe Darzezë, rezulton se plazhe janë të papastra dhe me mungesë të rojeve bregdetare. Pushuesit ankohen për situatën, duke u ndjerë në rrezik nga ujërat e zeza por dhe mungesa e rojeve.

Syri tv

Teksa sezoni turistik ka nisur, disa plazhe të vendit duket se nuk janë gati të presin në mënyrë të denjë pushues, sikundër drejtuesit e bashkive kanë propaganduar.

Këto janë pamjet e mbetjeve urbane në plazhin e Darzezës, ku duket se nga pushteti lokal askush nuk është kujtuar që kjo zonë turistike duhet të mirëmbahet dhe të pastrohet për turistët.

Shqetësim për qytetarët është dhe mungesa e vrojtuesve të plazhit, ndërsa këta të fundit tregojnë se në të gjithë plazhin publik, janë vetëm dy jetë shpëtues për pushuesit.

Kjo është vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri te Përroi Agait në Durrës. Siç shihet, ujërat e zeza janë mes shezlloneve, duke u kthyer në shqetësim për pushuesit.

Edhe në Durrës, pushuesit ankohen për mungesën e vrojtuesve të plazhit.

Teksa qeveria dhe bashkitë propogandojnë në rrjetet sociale plazhe publike falas për qytetarët, në realiet situata duket se është kjo. /Gaz. Xh.Beharaj. A.Aliaj. Op.A.Mara. N.Duka/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco