Tragjedi në det, mbytet babai me dy djemtë në Kavajë

Tragjedi në det, mbytet babai me dy djemtë në Kavajë

14:08, 09/07/2023
A+ Aa A-

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në zonën e Vilë-Bashtovës në Kavajë.

Tre personat nga Tirana kanë humbur jetën në det.

Deri më tani mësohet se janë nxjerrë të një 55-vjeçar dhe dy të mitur, njëri 13 e tjetri 15 vjeç, përkatësisht babai dhe dy djemtë e tij.

Trupat e pajetë i ka nxjerrë nga uji pronari i një prej lokaleve në këtë zonë. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se janë dallgët e mëdha.

Policia e Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (shtetasi E. H., 50  vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco