Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, Valter Bami shkon në gjykatë

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, Valter Bami shkon në gjykatë

10:48, 09/07/2023
A+ Aa A-

Përveç 4 anëtarëve të fisit Rraja dhe rreth shoqëror i tyre, para togave të zeza del edhe Valter Bami, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Por për policinë dhe prokurorinë ka dyshime se është një nga autorët e vrasjes së Ramazan Sinos, kunatit të Gentjan Bejtjas, dhe dy fëmijëve të mitur të këtij të fundit.

37 vjeçari u arrestua pasi u mor në pyetje fill pas ngjarjes bashkë me të vëllain Durim Bamin e Marklen Hakën. Ata u lanë të lirë pasi iu nënshtruan pyetjeve dhe lënies së shenjave daktiloskopike.

Valter Bami u rikthye në duart e policisë por këtë herë me pranga, pasi policia shkencore provoi shenja baruti në trupin e tij. Bami pretendon se ka çifte me leje dhe e përdor çdo ditë, dhe se nuk e përfshin asgjë me atentatin, por bindjet e autoriteteve janë të ndryshme me pretendimet e tij.

Në orën 11:00 gjyqtari Ardit Mustafaj vendos nëse do pranojë kërkesën e prokurores Elona Alvora që kërkon ‘Arrest në burg’ apo të 37-vjeçarit që kërkon lirinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco