VIDEO/ ‘Mos guxoni të shkoni në gurore se keni për të më njohur’/ Zbardhet përgjimi, Rraja e Maja dhe Karaj

VIDEO/ ‘Mos guxoni të shkoni në gurore se keni për të më njohur’/ Zbardhet përgjimi, Rraja e Maja dhe Karaj

09:21, 09/07/2023
A+ Aa A-

Në dialogun e publikuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, shihet se dy fiset janë konfliktuar verbalisht më para.

Në bisedë Maja i ka kërkuar që të punojnë më me ngadalë, ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet, por ama gurores mos t’i afrohen më.

Pjesë nga biseda:

Jashari: O Fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më

Fredi: O Jashar a të flas pak…

Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur.

Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.

Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje

Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…

Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.

Fredi: Të thashë të përgjigjem.

Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.

Fredi: Nuk afroheni më në gurore time.

Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborr tim.

Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.

Jashari: E provojmë kush afrohet.

Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.

Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.

Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde.

Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai.

Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.

Jashari: Hajt.

Si nisi konflikti?

Kujtojmë se kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u dhunuan barbarisht nga të paktën 10 anëtarë të fisit Rraja, për shkak se kishin ngritur vazhdimisht zërin për dëmet e parikuperueshme në banesat e tyre, si pasojë e shpërthimeve në një gurore, në pronësi të Përparim Rrajës.

Ngjarja e rrahjes së banorëve të fshatit Borizanë u pa nga publiku i gjerë si tregues i kontrollit të bandave mbi territorin e vendit dhe pafuqishmërinë e Policisë së Shtetit për të ushtruar detyrën e vet kryesore, kontrollin e territorit. Të shtunën, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u takua me ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi.

Në fund të takimit, policia deklaroi se komisariati i Fushë-Krujës, ku gjendet edhe Nikla, “do të riorganizohet”, duke pranuar në mënyrë indirekte dështimin e kontrollit të territorit në një zonë famëkeqe për praninë e krimit të organizuar.

I gjithë publiku është bërë sot dëshmitar i dhunës makabre që anëtarët e fisit Rraja kanë ushtruar në drejtim të kushërinjve Maja, me shkopa bejsbolli, ndërsa Xhelal Rraja, pas thirrjeve që bënte për ti vrarë është shfaqur me pamje duke mbajtur pistoletën në dorë, e duke ua drejtuar në kokë viktimave të dhunës.

Videoja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco