Itali: 22-vjeçari shqiptar vdes në një aksident

Itali: 22-vjeçari shqiptar vdes në një aksident

08:19, 09/07/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Saronno-Monza.

Raportohet se viktima është 22-vjeçari Arnold Selishta, nga Mamurrasi.

Vetura e tipit “Range Rover” e ka humbur kontrollin duke u përplasur në rrethrrotullim via Monte Bianco.

Sipas mediave italiane në veturë ndodheshin tre persona, të moshës 18, 22 dhe 23 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital, por që nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco