Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë Tapizë dhe Nikël

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA dhe FNSH zbarkojnë Tapizë dhe Nikël

11:38, 07/07/2023
A+ Aa A-

RENEA dhe FNSH-ja kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës, në lidhje me hetimet për atentatin në Larushk ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosen 2 fëmijët e Gentian Bejtjas.

Burimet bëjnë me dije se në zonë kanë qenë më 2 furgonë të FNSH dhe 2 të RENEA.

Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar disa persona.

Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit. Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë te enjten mbrëma u arrestua Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar, por ai ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco