Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Ekspertimi i gotës së kafesë që filmoi Gjicin! Zbulohet një tjetër video e Alma Kaçit, ja çfarë përmban. Ja çfarë dyshohet…

Ekspertimi i gotës së kafesë që filmoi Gjicin! Zbulohet një tjetër video e Alma Kaçit, ja çfarë përmban. Ja çfarë dyshohet…

11:08, 04/07/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Video është zbuluar gjatë ekspertimit kompjuterik të pajisjes regjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici. Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marrë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar. Por, Alma Kaçi ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.

Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit.

40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerrë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkriptuar.

Tashmë në burg ka përfunduar ishkryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe në “arrest shtëpie”, Alma Kaçi. Hetimi i prokurorisë së Posaçme SPAK është përqendruar në zbulimin e personit të tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin.

Njeriu që ende nuk është identifikuar ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici. Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerrë videon thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marrë materialin 2-minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marrëdhënie seksuale.

Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale. Kjo solli dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe pas dy javë hetime arrestimin e tij, për akuzën e korrupsionit pasiv, bën me dije “Ora News”.

Image

Tentativat e tjera

Ndonëse gruaja ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me prokurorinë SPAK mbi shumë pikëpyetje që janë ngritur në lidhje arsyet që e çuan në realizimin e atij akti që tronditi opinionin publik dhe çoi në pranga kreun e rizgjedhur të Bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave, ndonëse jo zyrtare bëhet me dije se ka edhe persona të tjerë që kanë rënë pre e sipërmarrjes investiguese të Alma Kaçit.

Sipas të dhënave mësohet se janë “viktima” të saj edhe dy shtetas italian të cilët mësohet se kanë paraqitur ankesat e tyre në lidhje me shuma të caktuara parash që janë kërkuar për të mos ua bërë publike materialet.

Por sipas informacioneve që vijën nga hetimi SPAK e ka pasur pjesë të marrjes në pyetje edhe historinë me shtetasit italianë, por gruaja ka mohuar të ketë përdorur shantazh. Ajo e ka treguar shkakun që e ka çuar tek italianët, thuajse në të njëjtën mënyrë siç edhe ka shpjeguar se përse regjistroi atë filmim me Safet Gjicin, i cili tashmë gjendet në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe pse ish-kryebashkiaku, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i sapo marrë i kreut të ri të bashkisë, një mandat tjetër vijues për të, ai ka kërkuar që t‘i ndryshohet masa e sigurisë pasi sipas tij ai nuk ka bërë ndonjë krim apo vepër penale.

Prokuroria e Posaçme pretendon se në ato sekuenca ka edhe elementët e shpërdorimit të detyrës që lidhen me bisedat që janë bërë për një tender që lidhej me qentë e bashkisë, po ashtu edhe me urdhërimin që i ka bërë vartësit të tij, ishkryebashkiaku për të nisur procedurat për verifikimin e praktikave. Por pavarësisht se tenderi nuk iu ka dhënë garueses befasuese, e cila ka përdorur një gotë plastike kafeje për të instaluar kamerën regjistruese, Prokuroria është e bindur deri në këtë fazë të hetimit se në fakt janë konsumuar elementët e veprës penale. Por hetimet vazhdojnë për Gjicin, ndërkohë që gruaja ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi të tretët që mund ta kenë shtyrë të realizonte video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të sapozgjedhur nga vetë kuksianët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco