Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Atentati në Fushë-Krujë/ Makina e vrasësve ishte vjedhur në Tiranë

Atentati në Fushë-Krujë/ Makina e vrasësve ishte vjedhur në Tiranë

09:17, 04/07/2023
A+ Aa A-

Vrasësit e atentatit në fshatin Larushk të Fushë-Krujës kishin përdorur një automjet tip Volkswagen Golf 5 për të kryer ngjarjen kriminale.

Mjeti Golf ishte vjedhur në Tiranë disa kohë më parë. Pas atentatit, autorët e braktisën dhe e dogjën makinën në zonën e Lapidarit në Tapizë.

Forcat policore që shkuan në vendngjarje e gjetën mjetin në flakë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u konstatuan 3 kallashnikovë. Këto armë u sekuestruan nga policia dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar.

Nuk është e qartë nëse në atentatin me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur u përdorën 3 armët kallashnikovë. Kjo pritet të përcaktohet nga laboratori i Policisë Shkencore që do të kryejë testet balistike.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, dyshohet që të kenë qenë 2-3 atentatorë, njëri prej të cilëve në rolin e shoferit.

Grupi hetimor është duke mbledhur prova që mund të ndihmojnë për identifikimin e atentatorëve.

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt banesës së Gentjan Bejtjes. Nga të shtënat mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati, dhe u plagosën dy djemtë e Gentjan Bejtjes. Njëri prej tyre në gjendje të lehtë doli nga spitali në orën 04:00, ndërsa tjetri Alvi Bejtja 13 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, i cili u ka shpëtuar atentateve edhe disa herë të tjera.

Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco