Makina merr para koshat e plehrave dhe përfundoi brenda një shtëpie, ndërron jetë shqiptari në Itali

Makina merr para koshat e plehrave dhe përfundoi brenda një shtëpie, ndërron jetë shqiptari në Itali

18:11, 03/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena. Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco