‘I kishte fshehur në makinë’, sekuestrohen 16 mijë euro në Portin e Vlorës, procedohet 37 vjeçari

‘I kishte fshehur në makinë’, sekuestrohen 16 mijë euro në Portin e Vlorës, procedohet 37 vjeçari

10:19, 03/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Portit të Vlorës ka sekuestruar 16 mijë euro të fshehura në një makinë në pronësi të një 37 vjeçari i cili është proceduar nga autoritetet.

‘Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 16 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi I. P., konform ligjeve në fuqi’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë/ Port, Vlorë

Policia Kufitare, intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, duke përdorur pajisje logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në hyrje të vendit tonë.

Fshehu në automjet, 16 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 37-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 16 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi I. P., konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco