U masakrua nga burri i saj/ Marjola rezistoi vetëm një muaj në QSUT

09:28, 01/07/2023
A+ Aa A-

Marjola Myrtollari, 38-vjeçarja e cila u plagos me thikë më 4 qershor nga bashkëshorti i saj, Aleko Myrtollari ka ndërruar jetë.

Marjola prej gati 1 muaji qëndroi e shtruar në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta të marra si pasojë e goditjes disa herë me thikë në trup. Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi te fitonte betejën me vdekjen.

Ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë, ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja për shkaqe xhelozie. Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie.

Mbrëmjen e së dielës (4 qershorit), Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë në trup.

Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçare, pasi dëgjoi ulërimat e nënës, njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, e më pas u nis në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco