SYRI TV/ Detaje për vrasjen e Gjokë e Eduart Gurrës, dyshohet se informuan policinë për kanabis

13:37, 30/06/2023
A+ Aa A-

Vrasja e ndodhur një natë më parë në Dukagjinit është ende pa autor, por dyshimet hidhen se, shkak për ekzekutimin e tyre është kultivimi i lëndëve narkotike në këtë zonë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se një nga pistat është ajo e informimit të policisë për parcelat e kanabisit nga njëri prej viktimave. Para vrasjes, Gjokë e Eduart Gurrës autorët i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult. Ndërsa e vetmja mundësi e identifikimit të atentatorëve mbeten thirrjet telefonike dhe valët nga ku janë bërë këto telefonata mes vrasësve dhe informatorëve që kanë treguar lëvizjet e viktimave.

SYRI TV

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë në dijeni për lëvizjet e Gjokë Gurrës dhe djalit të tij Eduart Gurra.

Ekzekutorët kanë qenë në pritje të viktimave pasi një natë para se ti vrisnin ata i kanë djegur shtëpin që autorët kishin në  fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult.

Ndërkohë që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me persona të tjerë të cilët i kanë informuar gjatë gjithë kohës. Në momentin që babë e bir janë afruar pranë shtëpisë me mjetin e tyre , në hyrje të fshatit në një zonë të pyllëzuar autorët i kanë bërë pritë duke i qëlluar me breshëri automatiku.

Në momentin që foristrada e tyre ka ndaluar, autentatorët janë afruar dhe kanë konstatuar se ata kanë ndërruar jetë. Më pas janë larguar nga vendngjarja duke humbur gjurmët. Burime bëjnë dije se shkak për ekzekutimin e Gjokë dhe Eduar Gurrës është kultivimi i kanabisit në këtë zonë. Një burim jo zyrtar konfirmon se autorët e krimit kanë dyshuar se Eduard Gurra ka qenë informator i policisë dhe tregonte për parcelat e mbjella me hashash në zonën e Dukagjinit.

Por grupi hetimor nuk përjashton mundësinë se babë e bir mund të kenë pasur konflikte të mëhershme per shkak te biznesit te druve, të cilat mund të kenë cuar deri në vrasjen e tyre. Autorët e ngjarjes vijojnë të jenë të paidentifikuar, dhe e vetmja mundësi e identifikimit të tyre mbeten thirrjet telefonike të cilat janë bërë nga vendi ku ka ndodhur krimi dhe persona me të cilët mund të kenë kontaktuar autorët për levizjet e Gjokë dhe Eduard Gurrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco