SYRI TV/ I digjet sërish lokali nga kushëriri i tij, Noizy: Është kthyer në esktremist fetar

15:12, 29/06/2023
A+ Aa A-

Digjet për të dytën herë në pak ditë lokali i reperit Noziy që ndodhet në zonën e Currliave në Durrës. Në pranga si autor i zjarrvënies është vënë Eraldo Musteqja, i cili rezulton se është nipi këngëtarit Rigels Rajku. Ky i fundit akuzoi nipin për akt terrorist.

SYRI TV

Ende pa kaluar 20 ditë, lokali i reperit Noizy është përfshirë përsri nga flakët. Këtë herë Rigers Rajku ka akuzuar nipin e tij për zjarrvënie të qëllimshme pasi këtë e ka vertetuar me anë të deklaratave të rojeve të sigurisë, madje reperi ka publikuar dhe një video të nipit që tregon se do të vijojë zjarrvënien ndaj lokalit.

Nipi i reperit ka shkuar me një hanxhar në dorë dhe ka kërcënuar rojet e sigurisë dhe më pas është futur në lokalin e kushuririt të tij duke i vënë flakën ambienteve të brendshme. Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga 26-vjeçari Eraldo Musteqja si autor të djegies së lokalit që ndodhet në zonën e Currilave.

 Këngëtari Noizy ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke akuzuar nipin e tij për akte terroriste, për shkak se i riu është bërë besimtar ekstremist.

 “Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë”.

Kjo është e treta herë që bizneset e reperit Rigels Rajku dhe babait të tij dëmtohen qëllimisht, pasi disa muaj më parë u shpërhtye me tritol një butik në Durrës, ndërsa tani në muajin qershor është djegur dy herë lokali që ndodhet në Currli.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco