E mori rrjedha e ujit, humb jetën roja i kanalit vaditës në Librazhd

E mori rrjedha e ujit, humb jetën roja i kanalit vaditës në Librazhd

11:31, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku raportohet se, një 52-vjeçar ka humbur jetën pasi e mori rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht.

Mësohet se viktima, banues në fshatin Letëm, ishte roje këtij kanali vaditës.

NJOFTIMI POLICISË

“Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco