Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Në gjendje të dehur në motor përplaset me makinën, plagoset rëndë

Në gjendje të dehur në motor përplaset me makinën, plagoset rëndë

11:10, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar mëngjesin e së martës në aksin nacional Këlcyrë-Përmet.

Sipas të dhënave paraprake, një motor është përplasur me një mjet duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së rrushit ku 57-vjeçari Lliko Tralo nga Këlcyra ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë më motor dhe u përplas me makinën tip Nissan me targa AA204FS që drejtohej nga Hasan Muçenji.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka thyer dy gjymtyrët dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco