SYRI KOSOVA: E shoqja e policit Rifat Zeka: Nuk e kemi pritur lirimin e tij

SYRI KOSOVA: E shoqja e policit Rifat Zeka: Nuk e kemi pritur lirimin e tij

16:10, 26/06/2023 Nga Albionë Zhitia
A+ Aa A-

Gjykata e Kralevës paraditen e sotme ka marrë vendim që të lirohen të tre policët e rrëmbyer me 13 qershor.

Në një rrëfim ekskluziv për Syri Kosovën, bashkëshortja e Rifat Zekës, Naxhija ka rrëfyer se lajmin për lirimin e burrit të saj as nuk e kishin pritur.

“Jo, as që e kemi prit që kanë m’i liru”, u shpreh zonja Naxhije.

Më tutje ajo shtoi për Syri Kosovën se gjatë vizitës së në burgun e Kralevës, Rifati i ka treguar se e kanë trajtuar mirë dhe ka qenë i ndarë nga dy kolegët e tij.

“Po kam qënë në vizitë, mirë ka qenë, nuk e kanë maltretu, na ka kallxu që nuk ka qenë më një qeli me kolegët e tij, por i ndarë. Na kallxoi që edhe me ushqimi nuk ka pas probleme, veç ditët e para”, thotë Naxhija, gruaja e policit Rifat Zeka.

Kurse, djali i tij theksoi se nuk priste që sot t’i vijnte në shtëpi i ati, pasi e kuptojn procedurën e gjyqësisë.

“Jo, sot nuk besoj që vijnë se janë disa procedura me i plotësu dokumentet, se edhe babi na tha se nuk beson që do të vijë më shpejt”, u shpreh i biri i policit Rifat Zeka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco