Lefter Alla kërkon lehtësimin e masës, ja kur është seanca e radhës në GJKKO

Lefter Alla kërkon lehtësimin e masës, ja kur është seanca e radhës në GJKKO

09:43, 26/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, vijon betejën me drejtësinë për një masë më lehtësusese.

Këtë të hënë në GJKKO u zhvillua senaca ku, sipas avokatit të tij, u sollën prova të reja nga ekspertët mjeko-ligjorë.Sipas Hysni Demirajt, gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është i aftë të përballojë burgun.Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30.

Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.Ish-kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër të Bulqizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco