Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

VIDEO/ Nata e parë në qeli për Gjicin/ SPAK merr në pyetje 40-vjeçaren

15:04, 25/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kaloi natën e parë në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, pas arrestimit nga SPAK pas publikimit të një videoje intime. Gjici është takuar për rreth një orë me avokatin e tij, Përparim Kulluri për strategjinë e mbrojtjes. Të hënën pritet të përballet me gjykatën për verifikimin e masës së sigurimit.

Burime bëjnë me dije se Gjici nuk ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka qenë i qetë gjatë qëndrimit në qeli. Mbrojtja pretendon se nuk ka elemente të veprës penale të “korrupsionit pasiv”. Ata theksojnë se projekti nuk është miratuar dhe se nuk është dorëzuar nga 40-vjeçarja protagoniste e videos intime. Një tjetër argument që do të paraqesë mbrojtja janë problemet shëndetësore që ka ish-kryebashkiaku.

Gjykata e Posaçme pritet që të hënën të verifikojnë masat e sigurimit, për Safet Gjicin dhe 40-vjeçaren Alma K., e cila u ndalua në Shkodër dhe është nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

40-vjeçarja Alma K. ishte nën vëzhgim nga policia dhe u ndalua në lagjen Perash në Shkodër. Burime bëjnë me dije se ajo ishte duke kërkuar një banesë me qira në këtë qytet. Pas marrjes dijeni për vendimin e Gjykatës së Posaçme, Policia ka bërë ndalimin e saj dhe tashmë ndodhet në banesën e saj në Durrës.

SPAK e ka marrë në pyetje 40-vjeçaren dhe ka ushtruar kontroll në banesë. Hetuesit kanë sekuestruar pajisjen me të cilën është bërë regjistrimi i videos intime me Safet Gjicin dhe është dërguar në laborator për ekspertizë. 

Sipas burimeve nga grupi hetimor, janë duke u verifikuar edhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë histori. Po ashtu janë duke kryer hetime edhe për pretendimet e ish-kryebashkiakut të Kukësit për shantazh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco