Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Muhaxheri: Nënë e bir humbën jetën duke provuar të ndalin rrjedhën e ujit

Muhaxheri: Nënë e bir humbën jetën duke provuar të ndalin rrjedhën e ujit

11:14, 25/06/2023
A+ Aa A-

Nata e mbrëmshme ishte e kobshme për nënë e bir nga komuna e Pejës. Pas reshjeve të mëdha të shiut, ata u morën nga rrjedha e ujit dhe nuk arritën të shpëtonin. Ngjarja ndodhi në rrugën “Asllan Qeshme” në komunën e Pejës.

Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri në një prononcim për Nacionalen ka bërë të ditur se në shtëpinë e viktimave, kishte hyrë uji nga dy anët. Ata janë marrë nga rrjedha e ujit teksa po provonin ta ndalnin rrjedhën.

“Kanë qenë në shtëpi, ka hyrë uji prej dy drejtimeve, janë mundu me ndalë rrymën edhe ka ndodhur tragjedia. Në shtëpi kanë qenë edhe dy fëmijë të tjerë dhe një person i moshuar. Ata kanë shpëtu”, ka thënë Muhaxheri për Nacionalen.

Muhaxheri ka bërë të ditur se sot situata është më e qetë. Kryetari i Pejës deklaroi se janë në pritje që t’i largojnë veturat e dëmtuara në rrugën “Asllan Qeshme” për të bërë më pas pastrimin.

Muhaxheri deklaroi se kanë pranuar kërkesa për ndihmë nga Tirana e Prishtina, por që për momentin nuk është e nevojshme. Sipas tij, situata më e rëndë ka qenë mbrëmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco